Futbollisti egjiptian i Liverpullit, Mohamed Salah ka fituar çmimin e më të mirit për vitin 2017-të në Afrikë, duke fituar kështu “Topin e Artë” në ndarjen e çmimeve nga Konfederata Afrikane e Futbollit në Akra të Ganës.
Në këtë mënyrë Sallah arriti që të blindoj çmimet për vitin 2017 në kontinentin afrikan, pasi ai më parë fitoi çmimin e më të mirit edhe nga ana e “France Football” në Afrikë.
Egjiptiani 25-vjeçar doli të jetë më i mirë se bashkëlojtari i tij te Liverpulli, Sadio Mane si dhe bomberi i Dortmundit, Pjer Emerik Obamejang.
Sallah zhvilloi një super sezon. Ai deri verës ishte pjesë e Romës, ndërsa pas transferimit në “Enffilld Roud” ai u shndërrua në figurë qendrore te skuadra e Jurgen Klop, duke mos u ndalur së shënuari. Gjatë vitit 2017-të ai realizoi plotë 38 gola, ndërsa regjistroi edhe 19 asistime në gjithsej 59 ndeshje.
Sallah kështu bëhet egjiptiani i dytë që fiton dy herë rresht çmimin e më të mirit në Afrikë. Para tij një gjë të tillë kishte bërë Mahmud El Hatib.