Rabotniçki sot edhe zyrtarisht nisi përgatitjet dimërore që do i shërbenin skuadrës shkupjane për stinorin pranveror, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra e udhëhequr nga trajneri Goran Stankovski fazën e parë të përagtitjeve do ta zhvillojë në Maqedoni, deri më datë 21 janar, ndërsa vetëm një ditë më pas kjo skuadër do të niset për në Antali, ku do të zhvillojë edhe katër ndeshje kontrolluese.
Mirëpo me ndeshjet kontrolluese “romantikët” do të nisin që në fazën e parë, ku veçmë për datë 21 janar kanë caktuar miqësoren me ekipin e Ligës së Dytë, Borecin. Mirëpo kjo nuk është ndeshja e vetme që Rabotniçki do ta zhvillojë ndaj skuadrave vendore, pasi një të tillë skuadra nga “Debar Maalo” ka caktuar edhe pas rikthimit nga Turqia. Do të jetë kjo njëherit edhe prova gjenerale para startit të kampionatit, kur me 7 shkurt do të përballen me Bellasicën.
Vetëm një javë më pas Rabotniçki përballë Renovës do të zhvillojë edhe takimin e parë të stinorit pranveror, kundër skuadrës së Renovës.