Mesfushori Ros Barkli është futbollisti i parë që i bashkohet Çelzit gjatë merkatos së janarit. Anglezi 24-vjeçar i bashkohet Çelzit nga rradhët e Evertonit për një shumë prej 15 milionë sterlina.
24-vjeçari ka humbur gjithë sezonin deri më tani për shkak të një dëmtimi më të rëndë, por CV-ja e tij që regjistron 22 ndeshje me Anglinë si dhe 179 ndeshje me Evertonin në Premierligë dhe 27 gola, kanë bërë që drejtuesit e Çelzit të angazhojnë këtë mesfushor, të cilit madje i kanë ofruar edhe fanellën me numëri 8-të që një kohë të gjatë mbahej nga legjenda e “bluve” nga Londra, Frank Lampard.