ZYRTARE, Xhenk Tosun i Evertonit

Evertoni dhe Beshiktashi kanë gjetur gjuhë të përbashkët për shumën e transferimit rreth sulmuesit të “Shqiponjave të zeza”, Xhenk Tosun.

Sulmuesi turk në “Gudison Park” do të vijë për një shumë prej 27 milion sterlina. Ai që sot ka udhëtuar drejt Liverpullit, ku do të ju nënshtrohet kontrollimeve mjekësore.

Tosun do të jetë përforcimi i parë për trajneri Sem Allardejs, prej kur se ky i fundit morri drejtimin e “karamelave”, pas shkarkimit të Ronald Kuman.

Bisedimet ishin mbyllur me sukses që mbrëmë në Londër, ku prezent përveç futbollistit turk, kishte qenë edhe presidenti i Beshiktashit, Fikret Orman.

Tosun i cili ka të zhvilluara 25 ndeshje me fanellën e Kombëtares turke, realizoi 4 gola për Beshiktashin në ndeshjet në grupe të Ligës së Kampionëve Evropian, duke ndihmuar në këtë mënyrë kampionët e Turqisë për të kaluar për herë të parë në historikun e tyre në ndeshjet eliminuese të kompeticionit më të rëndësishëm evropian.

 

Leave a Reply