ZYRTARE, Maxarri merr drejtimin e Torinos

Valter Maxarri edhe zyrtarisht është emëruar trajneri i Torinos. Strategu italian në këtë post zëvendësoi serbin Sinisha Mihajlloviç, i cili u shkarkua mbrëmë nga ana e drejtuesive torinez pas humbjes ndaj  Juventusit 0:2 në kuadër të ndeshjes çerekfinale të Kupës së Italisë.

Në 17 ndeshjet e fundit Torino arriti vetëm 3 fitore, duke u renditur kshtu në pozitën e 10-të në renditjen e “Serie A”. Trajneri i ri i “demave” është një ish trajneri i Napolit, Interit dhe Sampdorias, ndërsa së fundmi drejtoi skuadrën e Uatfordit.

Leave a Reply