Portieri kosovar, Ilir Avdyli ka gjetur shumë shpejt skuadrën e tij të re pas largimit nga rradhët e Shkëndijës, njofton “infOSport.mk”. Gardiani kosovar ka nënshkruar kontratë me skuadrën e Kamzës nga Superliga shqiptare, duke u bërë në këtë mënyrë lojtari i dytë nga Shkëndija në një afat prej 6 muajshë që i bashkohet kësaj skuadre pas Demir Imerit.
27-vjeçari Avdyli te Shkëndija nuk mbrojti në asnjë ndeshje kampionale gjatë stinorit vjeshtor, ndërsa ishte titullarë vetëm në ndeshjen e Kupës ndaj Gostivarit. Pikërisht minutazhi i vogël bëri që ai të largohet nga skuadra tetovare vetëm pas 6 muajve të kaluara në Tetovë, ndërsa “infOSport.mk” mëson se Avdyli me Kamzën ka nënshkruar kontratë një vjeçare.
Rikujtojmë 27 vjeçari te Shkëndija erdhi nga rradhët e Llapit, ndërsa në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e skuadrave të Ferizajit, Drenicës dhe KEK-ut në Kosovë, ndërsa një sezon ka veshur edhe fanellën e Tiranës në Shqipëri.