Vazhdojnë tërheqjet e të mëdhenjëve nga turnetë e parë të tenisit gren slem të vitit 2018-të. Së fundmi Endi Marrej dhe japonezi Kei Nishikori kanë konfirmuar tërheqjen nga Australian Open. Marrej ditë më parë deklaroi se nuk do të merr pjesë në turneun “Brisbane”, ndërsa sot e ka bërë të ditur që nuk do të luajë as në Australian Open. “Për fat të keq nuk do të luajë në Melbourne këtë vit, sepse nuk jam ende gati për të qenë i aftë për të rivalizuar. Shpresoj të kthehem sa më shpejt”, ka thënë Marrej.
Ndërkohë edhe Nishikori ka ende probleme me kyçin e dorës dhe për këtë arsye mbetet jashtë turneut Australian Open. “Riaftësimi po vijon sipas programit, por nuk jamë ende gati 100% për të dhënë maksimumin në 5 sete”, është shprehur Nishikori. Kujtojmë që turneu Australian Open do të zhvillohet nga 15 deri më 28 janar.