Futbollisti kroat, Marko Pjaca ka kaluar me sukses testet mjekësore tek Shalke 04, konfirmoi klubi gjerman. Ylli i ri kroat i është bashkuar gjermanve me formulën e huazimit, por pa klauzolë për ta blerë kartonin e tij nga Juventusi.
Marko Pjaca zbuloi se ka folur shumë me bashkëlojtarin e tij, Benedikt Huvedes, një ish futbollist i skuadrës gjermane, para se të vendoste për të pranuar ofertën e skuadrës nga “Gellzenkirshen”.
“Unë fola me Huvedes për Shalke-n dhe ai më tha shumë gjëra pozitive për klubin dhe tifozët. Trajneri më ka thënë shumë për stilin e tij të lojës dhe më pëlqeu. Tani unë shpresoj vetëm të luajë sa më shumë të jetë e mundur”, – tha kroati.