Ish futbollisti i Real Madridit dhe aktualisht i Sportingut, Fabio Koentrao është vënë është bërë objekt talljeje në Portugali për shkak të sjelljes së tij në fushën e lojës në ndeshjen Benfica-Sporting.
Mbrojtësi i Sportingut, pasi pa që pranë tij po hidheshin objekte nga tifozët kundërshtarë, vendosi të aktronte. Koentrao, edhe pse nuk u prek nga objektet, nisi të mbante kokën me dorë e më pas të çalonte. Komentet negative në rrjetet sociale për simulimin e tij ishin të panumërta.