Guardiola bind Sançezin për ti thënë “PO” Mançester Sitit!

Mançester Siti dhe Aleksis Sançez kanë arritur marrëveshje verbale, sipas raporteve të fundit nga Anglia.

Sulmuesi i Arsenalit, Sançez ka vendosur t’i bashkohet Mançester Sitit dhe tashmë ka arritur marrëveshje verbale me skuadrën angleze, shkruan “Marca”.

Kiliani kishte biseduar me Sitin edhe verën e kaluar, por Arsenal refuzoi shitjen e tij, edhe pse kiliani në fund të sezonit do të jetë futbollistë i lirë.

Për Sançez interesim kishin shprehur edhe shumë skuadra tjera, por biseda me Pep Guardiolan e bindi atë të zgjidhte Sitin para skuadrave të tjera.

 

Leave a Reply