Gruaja e strategut serb, Sinisha Mihajlloviç – Ariana Rapakoni ka publikuar një shkrim shumë interesant në rrjetet sociale, pas shkarkimit të burrit të saj nga posti i trajnerit te Torino. Një gjë të tillë ajo bëri vetëm pak kohë pasi drejtuesit e Torinos e kishin shkarkuar Mihajlloviçin, ndërsa reagimi i gruas së tij kishte ardhur pas provokimit të tifozëve të skuadrës torineze, që kishin fyer Mihan.
“Edhe përse ti nuk je …po bëj si injorantët të cilët mendojnë se nëse je nga Serbia je injorant …Dhe duke marrë parasysh faktin se nuk kam asgjë ndaj tyre të them se je cigani im i preferuar”, – kishte shkruar ajo në një postim në “Instagram”.
Mihajloviç dhe Ariana janë bashkë që nga fëmijëria, ndërsa të martuar që prej 22 vitesh.