Ka përfunduar pushimi dimëror për futbollistët e Shkëndijës, të cilët sot edhe zyrtarisht kanë shënuar startin e fazës së përgatitjeve për stinorin pranveror.
Trajneri Osmani u ka prezantuar futbollistëve plan programin për fazën përgatitore, ndërsa duke besuar në formacionin që posedon paralajmëron se ekipi mund të angazhojë përforcim tjetër vetëm nëse në treg paraqitet ndonjë futbollistë shumë cilësorë.
Në grumbullimin e parë munguan disa futbollistë të cilët me leje të stafit teknik skuadrës do t’i bashkangjitën ditët në vijim, kur Shkëndija do të vazhdoj me stërvitje në Tetovë.