Seladin Mustafi është portieri zëvendësues i Ilir Avdylit që u largua nga Shkëndija. Ai u prezantua sot dhe në deklaratën e tij të parë për skuadrën “kuqezi” shprehet i lumtur, duke thënë mes tjerash që kjo është ëndërr për të dhe çdo tetovar tjetër.
“Normalisht është kënaqësi për çdo tetovar të jetë pjesë e Shkëndijës. Do të thotë prej në famijëri, çdo kush ëndërron të jetë pjesë e Shkëndijës, kshtu që është kënaqësi e madhe për mua dhe shpresojë që t’i arrijmë qëllimet me klubin, ndërsa un ta dëshmojë veten se klubi ka pasur të drejtë që më ka dhënë besimin mua dhe besoj se do të dalim kampion dhe të arrijmë suksese edhe më të mëdha”, shprehet portieri i ri i Shkëndijës, Seladin Mustafi.