Nexhipi, dita e parë, transferi i parë

Shkupjani Nderim Nexhipi sot edhe zyrtarisht u konfirmua në postin e drejtorit sportiv te Kukësi, njofton “infOSport.mk”. Dhe nuk është dashur shumë kohë që të aktivizohet dhe të sjellë te Kukësi edhe përforcimin e parë në “epokën”  e tij.

Bëhet fjalë për Donjet Shkodrën, i cili te skuadra verilindore nga Shqipëria erdhi nga rivalët e Skënderbeut.

I njëjti u prezantua nën shoqërim të Nderim Nexhipit dhe menaxherit të skuadrës, Naim Halili.

Shkodra nuk është një emër i panjohur për Kukësin dhe Superligën shqiptare, duke pasur parasysh se ai në sezonin 2016/2017 kishte “shpërthyer” te Flamurtari, nga e cila skuadër korrikun e vitit që lamë pas erdhi te Skënderbeu.

Megjithatë te skuadra korçare prishtinasi nuk arriti që të ambientohet, duke kërkuar largimin, të cilin e gjeti pasditën e sotme, duke përforcuar skuadrën kampione në fuqi të Shqipërisë.

Leave a Reply