Skuadra e Interit ka siguruar shërbimet e futbollistit të Barcelonës, i cili nuk arriti që të gjejë hapësirën e duhur te skuadra nga “Kamp Nou”.
Bëhet fjalë për Zherard Deulofeun i cili dëshiron të rovoj veten sërish në Itali, mirëpo kësaj rradhe te rivalët e ish skuadrës së tij, Milanit.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, “neroaxurrët” kanë arritur marrëveshje dy vjeçare me Barcelonën për huazimin e Deulofeut në “Xhuzepe Meaca”.
Mbetet të dihet në orët në vijim, nëse ky operacion do të jetë i saktë dhe se spanjollin e talentuar do e shohim sërish në “Serie A”.