Arsenali dhe Çelzi barazuan 2:2 në një ndër ndeshjet më të mira që nga fillimi i këtij sezoni në Premierligë, njofton “infOSport.mk”.
Raste të shumta shënimi, kthesa në rezultat, momente të dyshimta dhe një fund shumë dramatik shënuan derbin londinez, i vlefshmë për javën e 22-të.
Në fund skuadrat në “Emirates Stadium” duheshe të pajtohen me barazim, ndërsa më të lumtur duhet të jenë “topçinjtë”, të cilët në minutat shtesë të takimit barazuan rezultatin.
Sonte te Çelzi Alvaro Morata nuk e kishte natën e tij si duket, pasi i njëjti lëshoi një numër të madh rastesh, edhe atë të qindpërqindta, përfshirë këtu edhe rastin në sulmin e fundit të ndeshjes. Goditjen e tij Peter Çeh arriti që ta ndal, ndërkohë Davie Zapakosta topin e devijuar e dërgoi vetëm në shtyllë.
Ndryshe autorë të golave për Arsealin në këtë ndeshje ishin Uilshere (63’) dhe spanjolli Bellerin (90+’), teksa në anën tjetër për “blutë” e Londrës të saktë u treguan Hazard (67’ – pen.) dhe Alonso (84’).
Pas këtij barazimi Çelzi mbetet në pozitën e tretë me 46 pikë, një më pak se Junajtedi i vendit të dytë, ndërkohë Arsenali që regjistroi edhe barazimin e tretë në katër ndeshjet e fundit, aktualisht ndodhet jashtë TOP4, duke u pozicionuar në vendin e 6-të me 39 pikë.