Zbulohet trajneri i ri i Kukësit dhe stafi i tij

Skuadra kampione e Shqipërisë, Kukësi, gjatë ditës së nesërme do të prezantojë edhe trajneri i ri, i cili do ti udhëheq ata gjatë pjesës së dytë të sezonit 2017/2018 në Superligën shqiptare. Edhe pse paralajmërohej për një trajner gjerman, megjithatë ai do të jetë austriaku, Peter Pacult, i cili ka një CV të pasuruar prej trajneri, duke udhëhequr disa skuadra austriake dhe gjermane, ndërsa së fundmi karriera e tij është zhvilluar kryesisht në Ballkan, ku ka udhëhequr skuadra si Zavrç nga Slovenia, Cilbalia në Kroaci dhe Radniçki Nish në Serbi.

Suksesin më të madh e kishte arritur 10 vite më parë, kur me Rapid Vienën ishte shpallur kampion, bashkë edhe me Hamdi Salihin.

Ndryshe ndihmës të 58-vjeçarit Pacult do të jenë kapiteni Rahman Hallaçi, i cili një kohë të gjatë mbante shiritin e kapitenit te Kukësi si dhe Andi Baze, teksa trajner i portierëve do të jetë Gut Tufaj.

Siç kemi paralajmëruar edhe më herët, rolin e drejtorit sportiv te skuadra kampione e Shqipërisë do ta ushtrojë shkupjani, Nderim Nexhipi.

 

Leave a Reply