Shkëndija grumbullohet nesër në Tetovë

Pas disa ditësh pushim, Shkëndija do të grumbullohet nesër në ora 13:00 në Tetovë, njofton “infOSport.mk”. Ditët e para si zakonisht do të kryhen matjet dhe ekzaminimet mjekësore, ndërsa dy fazat tjera do të realizohen në Ohër dhe Antalia të Turqisë.

Me shumë interes pritet që mësohet se cila do të jetë lista e futbollistëve, që trajneri Qatip Osmani do ta ketë të gatshme për fazën kryesore të përgatitjeve që nga data 9-16 janar skuadra tetovare do ta zhvillojë në Antalia të Turqisë.

Tashmë edhe zyrtarisht nga skuadra “kuq e zi” janë larguar Stefan Vujçiç, Ivan Çelikoviç dhe portieri Ilir Avdyli, ashtu që në vend të tyre me siguri se drejtuesit e Shkëndijës do të sjellin emra të rinj.

Po ashtu, futbollistë si Shpend  Asani dhe  Shqiprim Taipi pritet të huazohen nga klubi tetovar, edhe pse ekziston mundësia që ata të fillojnë me stërvitje me Shkëndijën, duke pasur parasysh se ju përfundoi huazimi 6 mujor te FC Shkupi. Për afrimet ende nuk ka ndonjë zhvillim konkret, edhe pse nëpër media qarkullojnë disa emra. Këto lëvizje drejtuesit e Shkëndijën pritet ti bëjnë që para nisjes për në Antalia të Turqisë, ku skuadra tetovare veçmë ka caktuar edhe 4 ndeshje kontrolluese.


SHKËNDIJA CAKTON 4 PËRBALLJE MIQËSORE NË ANTALIA


 

Leave a Reply