Nexhipi bashkë me trajnerin gjerman prezantohen nesër te Kukësi

Nderim Nexhipi nesër edhe zyrtarisht pritet të prezantohet te Kukësi si drejtor sportiv i skuadrës verilindore nga Shqipëria, njofton “infOSport.mk”.

Një gjë e tillë do të bëhet përmes një konference për shtyp që do të fillojë në ora 11:00, ndërsa prezantimin e tij bashkë edhe me trajnerin e ri gjerman do ta bëjë numri një i Kukësit, Safet Gjici.

Trajneri gjerman, emri i të cilit po mbahet “top sekret” do të zëvendësojë serbin Mladen Milinkoviç. Ai menjëherë një ditë më pas me skuadrën do të udhëtojnë për në Antalia të Turqisë, aty ku Kukësi do të qëndrojë nga data 04-16 janar, ndërsa do të zhvillojë edhe disa ndeshje kontrolluese, ku dy veçmë kanë caktuar ndaj Kajserisporit (08 janar) dhe Bursasporit (10 janar).

Bashkë me ekipin gjithashtu do të udhëtojë edhe shkupjani, Nderim Nexhipi, i cili pas karrierës së tij të suksesshme futbollistike, për herë të parë do e provoj veten edhe në rolin e drejtorit sportiv, transmeton “infOSport.mk”.

Ish futbollisti i Partizanit, Flamurtarit dhe Korabit në Shqipëri pritet të jetë dora e djathtë e presidentit Safet Gjici, në ngritjen e skuadrës së Kukësit viteve në vazhdim.

Leave a Reply