Skuadra e Bruklin Nets ka mposhtur Orlando Mexhik në një ndeshje mjaft interesante ku fituesi u përcaktua vetëm në fundin e ndeshjes, edhe atë me ekipin vendas fitues, që në fund këtë ndeshje e mbylli me shifrat, 98:95.
Më i dalluari tek skuadra e Bruklin ishte Allen me 16 pikë, ndërsa tek Orlando u dalluan Gordon si dhe Payton me 20 përkatësisht 17 pikë.
Në ndeshjen tjetër u takuan, Minesota Timbervolvs dhe Los Anxheles Lejkers, me një ndeshje që nuk pati histori dhe me Minesotan që e dominoi tërë takimin, për ta fituar ndeshjen në fund me shifrat, 114:96.
Batler me 28 pikë, 9 asistime dhe 3 kërcime ishte më i dalluari në rradhët e skuadrës fituese, i ndihmuar edhe nga Uixhins, që ndeshjen e mbylli me 21 pikë, 4 asistime dhe 9 kërcime, teksa më i dalluari në rradhët e skuadrës humbëse, ishte Klarkson me 20 pikë të realizuara.