Mërgim Mavraj njihet si një punëtorë i madh në fushën e futbollit, ndërsa gjithashtu njihet edhe për jetën korrekte që bënë.
Një gjë të tillë reprezentuesi i Kombëtares shqiptare e ka dëshmuar edhe në prag të fazës përgatitore të Hamburgut që nisi sot në Spanjë, e ku shihet se Mavraj ishte i pari ndër futbollistët e Hamburgut që kishin dalë në stërvitje bashkë edhe me dy ndihmësit e trajnerit Markus Gisdol.
Një gjë e tillë u kishte bërë përshtypje edhe drejtuesve të skuadrës gjermane, që e kishin postuar këtë foto në faqen e tyre zyrtare.