Godet KEK-u, transferon dy futbollistë tetovarë

Skuadra e KEK-ut e cila ditë më parë emëroi për trajner, ndihmës seleksionuesin e Maqedonisë, Xhengis Rexhepin, tashmë me intensitet të lartë është duke punuar në transferimin e futbollistëve të rinj, njofton “infOSport.mk”.

Pas sulmuesit Enis Zabergja, i cili erdhi nga rradhët e Drenicës, skuadrës nga Obiliqi sot iu bashkuan edhe dy futbollistë tetovarë.

Bëhet fjalë për dy sulmuesit e KF Llapit, Miran Maksuti dhe Valon Zeqiri, të cilët te skuadra lidere në Ligën e parë të Kosovës vijnë me rekomandim të trajnerit Rexhepi. Që të dy kanë mbetur të impresionuar nga ambiciet e drejtuesve të klubit dhe kushtet që ju kanë ofruar atyre, ashtu që pa shumë hamendje kanë pranuar të nënshkruajnë kontrata 6 mujore.

KEK-u pjesën e parë të sezonit 2017/2018 në Ligën e Parë të Kosovës e mbylli në pozitën e parë me 39 pikë dhe asnjë humbje, duke lënë pas vetes dyshen Vushtrria dhe Ballkani që kanë nga 34 pikë.

 

Leave a Reply