Transferimi i Fisnik Zukës te Flamurtari i Vlorës tashmë është vetëm çështje kohësh. Burime të “infOSport.mk” bëjnë me dije se futbollisti i talentuar shkupjan gjatë ditës së nesërme pritet të prezantohet nga ana e drejtuesve të skuadrës vlonjate, që në këtë mënyrë bënë edhe goditjen e katërt në kuadër të merkatos së janarit, edhe atë që të gjithë me futbollistë nga futbolli ynë vendor, apo edhe me ata që më herët ishin pjesë e saj.
Papaprakisht Flamurtari kishte nënshkruar edhe me ish sulmuesin e Sileksit, Igor Nedeljkoviç, ish mesfushorin e Rabotniçkit, Muarem Muarem si dhe me futbollistin e Renovës, Argjent Gafuri.
Nëse kësaj liste i shtojmë edhe 4 futbollistë të tjerë që ishin transferuar nga kampionati ynë vendor gjatë merkatos së verës, i bie që Flamurtari sezonin e dytë në Superligën shqiptare, do të garojë me një formacion me plotë super futbollistë nga Kampionati i Maqedonisë, transmeton “infOSport.mk”.
Rikujtojmë Flamurtari gjatë verës kishte transferuar dy futbollistët e Shkëndijës, Artim Pollozhanin dhe brazilianin Viktor Nildo Xhufo, pastaj Muhamed Useinin e Renovës, si dhe mbrojtësin e krahut të djathtë të Rabotniçkit, Goran Siljanovski.