Atalanta ka shënuar fitore 2:1 në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Italisë, duke eliminuar skuadrën favorite të Napolit nga garat e mëtutjeshme të këtij turneu, njofton “infOSport.mk”.
Edhe pse skadra “napolitane” shihej si favorite në këtë përballje, në fund dështuan të kalojnë në gjysmëfinale, pasi atje do të luaj Etrit Berisha me shokë.
Dy golat për Atalantan në “Sao Paolo” u shënuan nga Timoti Gosens (50’) dhe Alehandro Gomez (81’), ndërkohë golin e vetëm për skuadrën vendase të Sarit e realizoi Dris Mertens.
Atalanta në gjysmëfinale do të takohet me fituesin e përballjes Juventus – Torino.