Trajner gjerman në krye të Kukësit!

Skuadra e Kukësit aktualisht është pa trajner, dhe i njëjti pritet të zyrtarizohet vetëm në ditët e para të janarit të vitit 2018-të, njofton “infOSport.mk”.

Pas shkarkimit të serbit Milinkoviç, numri një i Kukësit, Safet Gjici, ende nuk ka vendosur për pasuesin e tij, ndërsa i njëjti do të bëhet i ditur vetëm pasi fillimisht të zyrtarizohet edhe drejtori i ri sportiv.

Këtë post me shumë peshë te skuadra verilindore nga Shqipëria pritet të marrë  shkupjani, Nderim Nexhipi, i cili nga ana e Gjicit shihet si njeriu i duhur që mund ti ndryshojë gjërat kah e mira te Kukësi. Konfirmimi i Nexhipit në postin e drejtorit sportiv pritet të ndodh me 02 janar, ndërsa menjëherë më pas duhet shpallur edhe emri i trajnerit gjerman, i cili do të udhëheq skuadrën në përgatitjet në Antalia të Turqisë, ku skuadra verilindore do të qëndrojë nga data 04 deri me 16 janar. Drejtuesit e Kukësit madje kanë caktuar edhe dy miqësoret e para, edhe atë me 8 janar përballë Kajserispor, dhe me 10 janar ndaj Bursasporit, ndërsa po tentohet që të sigurohet edhe kundërshtari i tretë dhe më i bujshmi, Fenerbahçe. Me këtë skuadër Kukësi planifikon të zhvillojë një miqësore luksi me 13 janar në stadiumin “Mardan Palace” të Antalias.

Rikujtojmë kampionët e Kukësit vitin 2017-të e mbyllën në pozitën e katërt me 25 pikë, 12 më pak se lideri aktual Skënderbeu dhe vetëm 3 më pak se skuadra e dytë në renditje, Flamurtari.

Leave a Reply