Pas 18 fitoreve të njëpasnjëshme në kampionat, Mançester Siti është ndalur nga Kristal Pallasi, njofton “infOSport.mk”. Ndeshja në “Selharts Park” u mbyll me barazim pa gola, edhe pse vendasit ishin shumë afër fitores, duke pasur parasysh se në minutat e fundit të takimit humbën një 11-të metërsh.
Ederson priti goditjen e Luka Milivojeviç, duke u mohuar fitoren vendasve.
Janë këto pikët e para të humbura për Sitin e Pepe Guardiolas, i cili serinë e fitoreve të njëpasnjëshme i kishte nisur që nga muaji gusht. Mirëpo përveç këtij fakti, lajme më të këqija për Guardiolan janë lëndimet e dyshes Gabriel Zhesus – Kevin De Brujne.
Pas këtij barazimi, Mançester Siti ka 14 pikë më shumë se Çelzi i vendit të dytë. Ndryshe është ky viti i katërt që Siti nuk e mbyllë vitin me fitore, ndërsa është kjo hera e tretë që e mbyllin me barazim.