Federata e futbollit të Kosovës njoftoi se ka filluar të ndërtoi një stadium të ri në qytetin e Prizrenit, i cili do të jetë njëri ndër më të mirët në rajon. Kapaciteti i stadiumit të ri do të jetë prej 20 mijë vende, ndërsa ndërtimi i tij do të kushtojë 30 milionë euro.
Kosova u bë anëtare e FIFA-s dhe UEFA-s në vitin 2016-të, ndërsa ciklin e parë kualifikues për Botërorin Rusi 2018, ndeshjet si nikoqir i zhvilloi në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.