Gabriel Zhesus do të mungojë nga fushat e futbollit për një muaj. Një gjë të tillë ka konfirmuar trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola pas takimit të sotshëm ndaj Kristal Palas. Ndeshja në fjalë u mbyll me barazim pa gola, ndërsa në këtë mënyrë u ndërpre seriali prej 18 fitoreve të njëpasnjëshme.
Sulmuesi brazilian u lëndua në minutën e 23-të dhe braktisi fushën me lot në sy. Në fund të ndeshjes edhe Kevin De Brujne pësoi një lëndim, mirëpo informacionet e para flasin se nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim më serioz të belgut.
“Mendoj se Gabriel do të mungojë pak më shumë se një muaj. Sa i përket Kevin De Brujne, do shohim nesër nëse bëhet fjalë për një goditje të thjeshtë, apo ndoshta diçka më serioze” – tha Guardiola.