Trepça ’89 që më parë drejtohej nga strategu shkupjan, Zekirja Ramadani, ka bërë të ditur emrin e trajnerit të ri, njofton “infOSport.mk”.
Një gjë të tillë skuadra kampione e Kosovës ka bërë të ditur përmes faqes së saj zyrtare në facebook, ku përveç emrit të trajnerit kanë bërë të ditur edhe emrar e ndihmësve të tij, që do të jenë Sabit Osmani, Klodian Dervishi dhe Enver Salihu.
Magani ditë më parë u largua nga skuadra durrësake e Teutës, dhe tashmë do të nisë një aventurë të re në Kosovë, ku si kundërshtarë do të ketë edhe Mirel Josën, që udhëheq Prishtinën dhe Bledi Shkëmbin, që udhëheq ekipin e Lirisë.
Te kjo skuadër Gugani për kundërshtarë, por në fushën e futbollit do të ketë edhe djalin e tij, Artur Magani, që mbron ngjyrat e skuadrës prizrenase të Lirisë.
Ndryshe Trepça ’89 fazën e saj përgatitore për sezonin pranveror në elitën e futbollit kosovar do ta zhvillojë në Antalia të Turqisë, në kompleksin e mirënjohur “Miracle”, edhe atë nga 27 janari deri më 09 shkurt të vitit 2018, ku ka planifikuar të zhvillojë edhe katër ndeshje kontrolluese.
Stinorin pranveror Trepça ’89 e mbylli në pozitën e 7-të me 27 pikë, 7 më pak se skuadra kryesuese e Llapit, ndërsa me Maganin në krye drejtuesit e skuadrës mitrovicase shpresojnë të luftojnë deri në fund për titullin e kampionit.