Shkëndija e Tetovës ka konfirmuar ndërperjen e marrëveshjeve të punës me tre futbollistë. Bëhet fjalë për mesfushorin Stefan Vujçiç, portierin Ilir Avdyli dhe mbrojtësin kroat Ivan Çelikoviç. Që të tre më nuk do të jenë pjesë e klubit, pasi në bisedime me kryesinë është vendosur që ndarja në këtë moment është në interes të të dyja palëve.
Shkëndija me këtë rast falënderoi që të tre futbollistët për kontributin e dhënë me fanellën kuqezi, duke u dëshiruar gjitha të mirat karrierën e tyre në vazhdim.