Tjetër rezultat zhgënjyes për Romën (VIDEO)

Skuadra e Romës ka regjistruar edhe një rezultat zhgënjyes në “Serie A”, duke u larguar edhe më shumë me titullin e kampionit, njofton “infOSport.mk”.

Në teren vendas në “Olimpiko” Roma barazoi 1:1 me Sasuolon e trajnerit të ri, Xhuzepe Jakini. Golin e epërsisë Roma e gjeti me anë të ish futbollistit të Sasuolos, Lorenco Pelegrini në minutën e 31-të, teksa Simone Misiroli në minutën e 78-të u përkujdes për barazim të reuzltatit.

Trajneri i Romës, Euzebio Di Françesko për herë të parë u përballë ndaj ish skuadrës së tij, Sasuolos, mirëpo nuk do e mbajë mend për mirë.

Ndërkohë për veteranin e Sasuolos, Paolo Kanavaro ishte kjo ndeshja e tij e fundit në karrierë. Mbrojtësi 36-vjeçar në vijim do të ndihmoj vëllain e tij, Fabio Kanavaro, që është trajner te skuadra kineze e Guangzhou.

Leave a Reply