Vazhdojnë largimet nga rradhët e skuadrës së Pobedës nga Prilepi. Pas Filip Najdovskit, Aleksandar Ristevskit dhe Aleksandar Nedanoskit, futbollisti i rradhës që largohet nga rradhët e skuadrës nga Pelagonia, është Dejan Cvetanoski.
Ky i fundit edhe përfundimisht është larguar nga Pobeda, dhe tashmë është në kërkim të një skuadre të re, ku do të vazhdonte karrierën e tij, e cila deri më tani ka qenë kryesisht e lidhur me Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.
Ai më parë ka veshur fanellat e skuadrave të Napredokut, Horizont Turnovës, Mladost CD, Teteksit dhe Pelisterit.
Pjesë e Pobedës ishte nga 01 korriku i vitit 2016-të, ndërsa gjatë këtij gjysmësezoni me fanellën e skuadrës nga Prilepi zhvilloi të gjitha 18 ndeshjet, duke shënuar edhe dy gola.