Sevilja sot edhe zyrtarisht ka prezantuar trajnerin e saj të ri, italianin, Vinçenco Montella. Do të jetë ky italiani i parë që do të ulet në krye të skuadrës andaluziane, e cila përveç garës në La Liga, do të luftojë edhe në Ligën e Kampionëve, ku ka siguruar një vend për në ndeshjet e 1/8 së finales.
Montella me Seviljën ka nënshkruar kontratë deri qershorin e vitit 2019-të, ndërsa në postin e trajnerit zëvendëson trajnerin Eduardo Berico.
“Sevilja është një klub ideal për idejat e mia futbollistike. Jam shumë i entuziazmuar nga atmosfera, stadiumi dhe tifozët. Besoj se për një kohë të shpejtë do të fillojmë të fitojmë. Kërkoj përgjegjësi dhe disciplinë, ndërsa rezultatet pozitive do të vijnë me kohë” – tha Montella në prezantimin e tij te skuadra spanjolle.
Ndihmës trajneri i Montellas te Sevilja do të jetë bashkëkombasi i tij, Enco Mareska, një emër i njohur ky për klubin spanjoll, duke pasur parasysh se për katër sezone ishte pjesë e skuadrës nga “Ramon Sançez Pizhuan”.