Mançester Junajtedi nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola ndaj Sautemptonit në ndeshjen e javës së 21-të, duke humbur kështu dy pikë të rëndësishme, ndërsa gjithashtu edhe sulmuesin Romelo Lukaku, i cili në minutën e 14-të me barela duheshe të braktis fushën, pas përplasjes kokë me kokë me mbrojtësin kundërshtarë, Hoedt.
Ishte ky barazimi i tretë me rradhë në Premierligë për të besuarit e trajnerit Hoze Murinjo, të cilët vitin 2017-të po e mbyllin me një seri shumë negative, pasi përveç që humbën vendin e dytë në renditje, ata ditë më parë u eliminuan edhe nga “Carabao Cup”, kur u eliminuan në gjysmëfinale nga Bristol Siti.
Junajtedi me 44 pikë mbyllë vitin 2017-të në pozitën e tretë, ndërkohë Ssautemptoni me 20 pikë në pozitën e 13-të.