Erjon Hoxhallari në planet e Shkëndijës

Shkëndija e Tetovës dëshiron të përforcojë mbrojtjen, ndërsa drejtuesit e kësaj skuadre përgjegjës për transferimin e futbollistëve të rinj, i kanë vënë syrin mbrojtësit të majtë të Tiranës, Erjon Hoxhallari, njofton “infOSport.mk”.

22-vjeçari ka bërë paraqitje shumë të mira me Tiranën dhe për këtë arsye presidenti Halili po mundohet që ta bindë të firmosë kontratën e re, që në rast shitjeje klubi të fitojë sa më shumë nga ky transferim.

Hoxhallari pjesë e Tiranës është që nga viti 2013-të, ndërsa me klubin më të trofeshëm në Shqipëri ka kontratë deri me 30 maj të vitit 2018-të.

E gjithë kjo nënkupton se drejtuesit e Shkëndijës duhet paguar dëmshpërblim për futbollistin në fjalë.

Hoxhallari gjatë pjesës së parë të kampionatit në Ligën e Parë shqiptare me petkun e Tiranës u paraqit në 10 ndeshje, në 9-të prej të cilëve si titullarë, ku shënoi edhe një gol.

Ai për Tiranën ka zhvilluar gjithsej 87 ndeshje, duke realizuar edhe 3 gola, ndërkohë gjatë karrierës së tij gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e Teutës.

Leave a Reply