Disa nga momentet futbollistike të vitit që jemi duke lënë pas janë shndërruar në episode virale nëpër rrjetet sociale. Prej gjithë këtyre epsiodeve janë zgjedhur pritja, autogoli dhe goli më i bukur i vitit.
Pritja e vitit është ajo e portierit Marselo Grohe të Gremios, i cili gjatë ndeshjes së Kupës Libertadores ndaj Bercelona Sporting Club bëri një pritje të jashtëzakonshme, duke ndalur nga fare pranë goditjen e argjentinasit, Nahuelpan.
Autogoli i vitit është regjistruar në Holandë dhe ka si protagonist ka Fankati Dabo të Viteses, i cili e kthen topin prapa nga rreth 35 metra, mirëpo duke e goditur atë fuqishëm, ashtu që në fund përfundoi në rrjetën e portierit të tij.
Edhe goli i vitit vjen nga elita e futbollit holandez, por që mban firmën e kolumbianit të Ajaksit, Davinson Sançez. Ai në ndeshjen ndaj AZ Alkmar gjatë sezonit të kaluar shënoi një super gol me roveshatë në fitoren 4:1 të Ajaksit.