Napoli fiton dhe mbyll vitin 2017 si lider në “Serie A” (VIDEO)

Napoli ka shënuar fitore minimale 1:0 në transfertën ndaj Krotones në ndeshjen e parë të javës së 19-të, duke mbyllur në këtë mënyrë vitin 2017-të si lider në “Serie A”, njofton “infOSport.mk”.

Golin e vetëm të vlefshëm tre pikë për Napolin, e realizoi Marek Hamshik në minutën e 17-të. Pjesë e kësaj fitore të “napolitanëve” ishte edhe futbollisti i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, i cili sonte luajti në krahun e majtë, teksa për shkak kartonëve te Krotone mungoi Arlind Ajeti.

Napoli mbylli vitin kalendarik pa asnjë disfatë në transfertë në ndeshjet e “Serie A”. Skuadra e trajnerit Sari regjistroi plotë 31 fitore dhe 96 gola të shënuar.

Para ndeshjeve të nesërme Napoli ka 4 pikë epërsi para kampionëve të Juves, ndërkohë Krotone pas kësaj disfate mbetet në pozitën e 18-të me 15 pikë të tubuara.

Leave a Reply