Skuadra e Kamzës gjatë verës në rradhët e veta arriti që të transferojë futbollistin kërçovarë të Shkëndijës, Demir Imeri, ndërsa tashmë është në rrugë të mirë që edhe në merkaton e janarit të bëjë pazar te skuadra tetovare.
Sipas asaj që shkruajnë mediat kosovare, Kamza dëshiron që të bëjë për vete portierin Ilir Avdyli, i cili nuk mundi të gjejë veten te “kuqezinjtë” nga Tetova. Ai nuk mbrojti në asnjë ndeshje kampionale gjatë stinorit vjeshtor, ndërsa ishte titullarë vetëm në ndeshjen e Kupës ndaj Gostivarit.
Rikujtojmë 27 vjeçari te Shkëndija erdhi nga rradhët e Llapit, ndërsa në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e skuadrave të Ferizajit, Drenicës dhe KEK-ut në Kosovë, ndërsa një sezon ka veshur edhe fanellën e Tiranës në Shqipëri.