Gafuri flet për transferimin e tij te Flamurtari i Vlorës

Argjent Gafuri pas plotë 9 viteve e gjysmë të kaluara te Renova, ka vendosur ti thotë lamtumirë skuadrës nga Xhepçishti, për të vazhduar karrierën e tij në Superligën shqiptare te skuadra e Flamurtarit nga Vlora, njofton “infOSport.mk”. Në këtë mënyrë ai bëhet futbollisti i dytë i skuadrës tetovare që brenda të njëjtit sezon përforcon skuadrën vlonjate, pas Muhamed Useinit.

Se si erdhi deri te ky transferim dhe si ishte pritur në Vlorë, Gafuri për “infOSport.mk” u shpreh: “Kontaktet e para me Flamurtarin i kishin që para 6 muajsh, mirëpo atëherë isha nën kontratë me Renovën. Pasi tashmë edhe zyrtarisht më përfundoi kontrata, ata më kontaktuan sërish dhe pas disa bisedimeve të shkurta vendosa që të pranojë ofertën e tyre” – u shpreh Gafuri.

29-vjeçari nga Tetova kishte mbetur i impresionuar nga pritja që iu bë ditën e prezantimit, ndërsa shpreson që mos të zhgënjejë stafin teknik të Flamurtarit dhe gjithë atyre që besuan në kualitetet e tij.

“Vërtetë ka qenë një pritje shumë e bukur që nga të gjithë, e deri te presidenti. Mikpritja e tyre më la shumë përshtypje të mirë, ashtu që tashmë më mbetet mua që mos ti zhgënjej ata dhe të dëshmojë cilësitë e mia maksimale” – deklaroi Argjent Gafuri në prononcimin e tij për “infOSport.mk”.

Gafuri me Flamurtarin ka firmosur kontratë 18 mujore, ndërsa është kjo blerja e  tretë e bërë nga ana e drejtuesve të Flamurtarit, pas transferimeve të Igor Nedeljkoviç dhe Muarem Muarem. Mirëpo si duket këtu nuk dëshirojnë të ndalen, pasi burime të “infOSport.mk” bëjnë me dije se Flamurtari dëshironë të merr edhe Fisnik Zukën e FC Shkupit.

Leave a Reply