Dy futbollistët e talentuar Shpend Asani dhe Shqipërim Taipi 6 muajt e fundit i kaluan në huazim te skuadra e FC Shkupit. Që të dy janë në pronësi të Shkëndijës, skuadër kjo e cila gjatë verës vendosi që ti huazojë që të dy te skuadra shkupjane për 6 muaj, ndërsa tashmë pasi ju ka përfunduar kontrata mbetet të shihet nëse që të dy do të vazhdojnë të jenë pjesë e FC Shkupit, apo Shkëndija do ti rikthejë në rradhët e veta.
SHKUPI PREZANTON TAIPIN DHE ASANIN
21-vjeçari Shpend Asani nga gjithsej 18 ndeshje të stinorit vjeshtor, luajti në 14 prej tyre. Ai në 10 ndeshje luajti si titullarë, ndërsa në 4 ndeshje u paraqit si zëvendësues, mirëpo pa arritur që të shënojë ndonjë gol, njëjtë sikurse edhe Shqipërim Taipi, i cili gjithashtu luajti në 14 ndeshje kampionale me FC Shkupin.