Sonte Arsenali në transfertën ndaj Kristal Palas zhvilloi ndeshjen e saj të 20-të në kuadër të këtij sezoni, që njëherit ishte edhe ndeshje №810 për trajnerin e tyre, Arsen Venger në Premierligë. Në këtë mënyrë strategu francez u barazua me arritjen e madhe të legjendës Aleks Ferguson në krye të Mançester Junajtedit.
Gjatë krijimit të Premierligës në vitin 1992 skocezi veçmë ishtepjesë e Junajtedit, ndërkohë Venger në Londër arriti katër vite më pas.
Gjatë kësaj periudhe arritjet e francezit ishin më të zbehta se ata të Ferguson. Gjatë vitit 2013-të, kur Ferguson vendosi të përfundojë karrierën e tij, ai në llogarinë e tij kishte 13 tituj, ndaj vetëm tre titujve të Venger.
Skuadra e Arsenalit nën udhëheqjen e Venger ka 60 fitore më pak se Junajtedi i Ferguson. Përqindja e fitoreve të Ferguson në krye të Junajtedit ishte arrinte shifrën 65, teksa ato të Venger janë diçka më pak se 58%.
Mbrojtja e Arsenalit ka pranuar 78 gola më shumë, ndërsa gjithashtu kjo skuadër ka 31 disfata dhe 29 barazime më shumë.
Përveç mbrojtjes së Arsenalit të Venger që është më e dobët se ajo e Junajtedit të Ferguson, është edhe sulmi i “topçinjëve”, të cilët ngecin 103 gola pas atyre të “Djajve të Kuq”.