Nijas Lena ndërpret kontratën me Teutën

Nijas Lena edhe përfundimisht është një futbollist i lirë. Lajmin për “infOSport.mk” e konfirmoi vetë futbollisti strugan, i cili tha se tashmë nga janari është një futbollist i lirë dhe se viti 2018-të do të gjejë atë me skuadër të re.

Nijas Lena skuadrës durrësake iu bashkua gjatë verës së këtij viti, kur kaloi nga rradhët e kampionëve të Kukësit, mirëpo edhe pse ishte ndër futbollistët më të mirë, madje edhe kapiten i skuadrës, ai vendosi të ndërpresë kontratën para kohe me Teutën. Kontrata e tij me skuadrën nga Durrësi skadonte verën e vitit 2019-të.

Nijas Lena me Teutën gjatë stinorit vjeshtor nga gjithsej 16 ndeshje, luajti në 14 prej tyre, edhe atë në të gjitha si titullarë, duke realizuar edhe dy gola.

Mbetet të shihet tashmë se cili do të jetë destinacioni i tij i rradhës, ndërsa në garë përveç disa klubeve nga Superliga shqiptare që njohin bukur mirë kualitetet e struganit 31-vjeçar, burime të “infOSport.mk” bëjnë me dije se janë edhe klube nga Maqedonia.

Leave a Reply