Nijas Lena përveç se është një futbollistë i shkëlqyer në fushat e futbollit, ai është një njeri me një karakter dhe zemër shumë të madhe, njofton “infOSport.mk”. Futbollisti strugan i cili aktualisht mbron ngjyrat e skuadrës së Teutës nga Superliga shqiptare aktualisht ndodhet në vendlindje, pranë familjarëve të tij me të cilët ka vendosur ti kaloj festat e fundvitit, mirëpo ai gjithashtu ka gjetur kohë që të vizitojë edhe fëmijët me aftësi të kufizuara.
“Këto fëmijë janë ata që kanë më shumë nevojë nga të gjithë ne që t’ju qëndrojmë afër në këto ditë festash. Ishte kënaqësi të isha pranë jush, ju përqafoj fortë!!” – kishte shkruar në profilin e tij në “facebook” Nijas Lena pas vizitës që kishte bërë pranë Qendrës për zhvillim të fëmijëve me aftësi të kufizuara në Strugë.
Lena ktë gjithë fëmijëvë të kësaj qendre u kishte ndarë dhurata, duke bërë që për një çast edhe ata të shijojnë kënaqësi me rastin e festave të fundvitit.