Ashtu edhe siç pritej, kampionët e Botës, Reali i Madridit është përzgjedhur si klubi më i mirë në Botë për vitin 2017-të në manifestimin e organizuar në Dubai të “Globe Soccer Awards”.
Trajneri Zinedin Zidan u zgjodh si trajneri më i mirë, bazuar në arritjet historike të skuadrës madrilene gjatë 12 muajve të fundit, kur Reali u shpall kampion i Spanjës, mbrojti titullin në Ligën e Kampionëve Europian, fitoi SuperKupën e Spanjës dhe atë të Europës, ndërsa në fund vuri edhe kurorën duke fituar edhe Kupën e Botës për Klube.
Në garë për çmimin e skuadrës më të mirë të vitit ishin edhe Mançester Junajtedi dhe Monako. Është kjo hera e tretë që Reali i Madridit fiton këtë çmim, pas atre në vitet 2014 dhe 2016.