Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Andi Lila është rikthyer te Parma, mirëpo vetëm për një vizitë. Ka qenë vetë futbollisti kavajas që ka publikuar në profilin e tij në “facebook” një foto nga ambientet e muzeut të klubit të njohur italian në stadiumin “Enio Tardini”, ku edhe kishte shkruar “Forza Parma 💛 .
Futbollisti që aktualisht është pjesë e grekëve të PAS Janina ka shfrytëzuar pushimet për të vizituar ish-skuadrën e tij, pjesë e së cilës ishte për 6 muaj (08.01-30.06.2015).
Ndryshe karrierën e tij 31-vjeçari Lila e kishte nisur në vendlinje te skuadra e Besës së Kavajës, për të kaluar më pas te Iraklis, ndërsa gjatë karrierës së tij gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e Tiranës, nga e cila skuadër në vitin 2011 ishte transferuar te Pas Janina.