Mançester Siti vazhdon serinë e fitoreve, pasi sonte në transfertë mposhti Njukasëll Junajtedin me rezultat minimal 0:1. Në takimin e vlefshëm për javën e 20 të Premier Ligës, ka vendosur vetëm një gol i Stërling në minutën 31-të të pjesës së parë.
Kështu skuadra e Guardiolës regjistroi fitoren e 18 radhazi, ndërsa është vetëm një triumf larg rekordit me 19 fitore rresht, të vendosur nga spanjolli, me Bajern Munihun. Siti vazhdon kryesimin në Premier Ligë me 58 pikë, 15 pikë më shumë se Junajtedi i vendit të dytë.