Mbrojtësi holandez i Sauthemptonit, Virxhil Van Dijk tashmë është një futbollist i ri i Liverpullit. Një gjë të tillë ka bërë të ditur vetë klubi anglez nëpërmjet rrjeteve sociale, ku dhe ka publikuar një foto me vetë holandezin, ku ai shfaqej me fanellën legjendare të këtij klubi.
Kapiteni i Sauthemptonit do të transferohet zyrtarisht në janar, por marrëveshja është bërë publike nga të dyja klubet.
Van Dajk do të përfitojë 180 mijë sterlina në javë, duke u bërë kështu një nga futbollistët më të paguar në skuadrën e Jurgen Klop.
Për shërbimet e 26-vjeçarit Van Dijk interes kishin shfaqur edhe Mançester Siti dhe Çelsi, por në fund ishte Livepulli ai që finalizoi gjithçka duke plotësuar kërkesën financiare si të Sauthemptonit, nga e cila skuadër “Të Kuqtë” nga Enfilld Roud më parë kishin transferuar edhe futbollistët si Lovren, Klajn, Lalana dhe Mane.