Vinçenco Montella, i cili javë më parë u shkarkua nga ana e drejtuesve të Milanit për shkak rezultateve të dobëta në “Serie A”, shihet si një ndër kandidatët kryesor për të marrë drejtimin e skuadrës së Seviljës.
Një gjë të tillë pohojnë mediat në Spanjë, sipas të cilave strategu italian është një ndër kandidatët kryesor për të marrë drejtimin e ekipit nga “Ramon Sançez Pizhuan”.
Klubi “andaluzian” së fundmi ka larguar trajnerin Eduardo Berico, i cili po vuan nga kanceri, ndërsa në listë për të marrë drejtimin e ekipit spanjoll, përveç Montellas bëjnë pjesë edhe francezi, Llorent Blank, Luis Enrika, Valter Maxari dhe Havi Garsia.