Komiteti Olimpik i Maqedonisë, gjatë ditës së sotme ka ndarë 12 bursa olimpike, me qëllim të vetëm arritjen e normës olimpike për Olimpiadën e vitit 2020, që do të mbahet në Tokio.
Në manifestimin që u mbajt në hotel “Park” në Shkup, në mesin e 12 garuesve të dalluar nga KOM, bënë pjesë edhe mundësi i KM Liria, Elmedin Sejfullau, i cili është një nga shpresat më të mëdha të Maqedonisë për përmbushjen e normës olimpike.