Trajneri i ri i Struga Trim Lum tregon ambiciet e klubit për stinorin pranveror

Struga Trim Lum stinorin vjeshtor e mbylli në pozitën e tretë, me vetëm një pikë më pak se dy skuadrat kryesuese, Vëllazërimi dhe Gostivari. Mirëpo edhe përkundër këtij fakti, drejtuesit e skuadrës strugane vendosën që të ndahen me trajnerin e tyre Nexhad Husein, i cili në një farë mënyre ishte edhe ndër ata më të merituarit për rezultatet e këtij gysmësezoni.

Ata vendosën që të bëjnë ndryshime në stafin teknik, duke i’a besuar këtë post Aleksandar Tançeskit, i cili gjithashtu njeh shumë mirë skuadrën e FC Struga Trim Lum, duke pasur parasysh se ai luante rolin e asistentit të parë të Nexhad Husein.

“ Është nder dhe kënaqësi për mua që mu besua ky post. Falënderoj kryesinë e klubit për besimin e dhënë në këtë post, që njëherit është edhe një obligim i madh por edhe motivim për tu përqëndruar edhe më shumë në këtë punë.  Me lojat gjatë këtij gjysmësezoni, treguam se mund të matemi me çdo kundërshtarë dhe se ekipi ka një potencial të madh, ndërsa dëshmi për këtë është edhe fakti se kemi vetëm një pikë më pak se dy skuadrat kryesuese, ndërsa besoj se me një punë të madhe do të përmirësohemi edhe më shumë.  Duke pasur parasysh kualitetin e kundërshtarëve tonë, na pret një periudhë e vështirë, por shpresoj se në fund se e gjithë ajo punë  e jona do të rezultojë me sukses” – tha enkas për “infOSport.mk” Aleksandar Tançeski, trajneri i ri i FC Struga Trim Lum.

Detyra e Tançeskit do të jetë që në skuadër të sjellë një strategji dhe frymë të re, përmes së cilës FC Struga do të vazhdojë rrugëtimin e nisur nën drejtimin e trajnerit Nnexhad Husein.

Ndryshe para se të vinte te FC Struga, Aleksandar Tançeski kishte punuar edhe në Maltë, duke luajtur rolin e ndihmës trajnerit të Artim Shaqirit, te skuadra e Pembrok Atleta.

Leave a Reply